Site icon Telegrafi

‘FC Besa Peja’ kompleton ekipin teknik, klubi me synime të mëdha

Klubi i futbollit ‘KF Besa Peja’ ka angazhuar ekipin teknik dhe kryetrajnerin për ekipin e meshkujve të cilët do të angazhohen në mënyrë të të mbledhin ekipin e lojtarëve për të filluar sezonin 2024/25.

Ekipi i mbledhur do të kyçet në Ligën Rajonale dhe nga aty synon Superligën e Kosovës dhe në fund edhe daljen në Evropë.

Bordi i përkohshëm i ekipit i cili është i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme i kanë dhënë besimin e plotë profesional ekipit teknik, duke u tërhequr vet vetëm në çështjet e menaxhimit te klubit që nuk kanë të bëjnë me çështje drejtpërdrejtë sportive.

Trajneri dhe ekipi teknik i meshkujve do të jenë përgjegjës për rezultate përderisa kompozimi i ekipit do të jetë plotësisht në diskresionin e këtij ekipi trajnerësh në kuadër të buxheteve të ofruara nga bordi dhe kuvendi.

Lexo po ashtu Në 100 vjetorin e futbollit pejan, 100 aksionarë themeluan klubin FC BESA Peja

Trajneri Fisnik Gashi me një përvojë të gjatë dhe rezultate të mira në ligat e Kosovës ka marrë këtë punë për një afat të gjatë dhe planet e tija janë afatgjate.

“Nuk është me rëndësi në cilën ligë fillojmë me rëndësi është ku po synojmë të arrijmë. Unë kam pa organizim të mirëfillte, njerëz serioz që kanë vendos qëllime afatgjate”, ka thënë Gashi.

Gashi ka qenë trajner i klubit ‘Besa’ në ligën e parë të Kosovës, ka qenë trajner i Istogut gjithashtu në këtë ligë me të cilin janë arritur rezultate më të larta se sa janë pritur.

Gjithashtu në qytetin e Pejës ai ka punuar me klubin ‘Rilindja’. Për Gashin ‘Besa Peja’ do të jetë ekip i promovimit të talentit të futbollit në Pejë dhe rrethinë, ku secili futbollist i këtij rajoni do ta dijë se ka një ekip ku mund të promovohet.

“Ne tashme kemi filluar skauting dhe të gjithë lojtarët do të inkuadrohen në ekip për afat të gjatë, pra kontrata dy-tri vjeçare. Ekipi gjatë kohës do të plotësohet me lojtarë të tjerë por do të ketë një grup bazë të planifikuar në mënyrë afatgjate”, shtoi ai.

Edhe Kryetari i Bordit, Ardet Zekaj është deklaruar për emërimet.

“Jemi të lumtur që e kemi Fisin në ekip. Kemi punuar që të zgjedhim më të mirin dhe kemi parë që Fisi na ka ofruar vizionin e duhur dhe e ka marrë punën pa paragjykim se ku po fillojmë. Ai e ka besimin tonë të plotë”, ka thënë Zekaj.

Klubi ‘Besa Peja’ është themeluar nga 100 dashamirë të futbollit të Pejës dhe ata kanë zotuar  që për pesë vitet e ardhme të financojnë klubin.

Është ekipi i parë në Kosovë që është krijuar me metodën “Crowdfunding”. Në këtë mënyrë klubi do të ketë në vete gjithpërfshirjen dhe stabilitetin./RADIO 1/

Exit mobile version