Site icon Telegrafi

“FBK, zgjidheni problemin e fyerjeve!”

“SHGJBK kërkon nga kryetari i FBK-së dhe bordi që të diskutojnë edhe njëherë me klubet e ETC Superligës situatën rreth fyerjeve të tifozëve ku gjyqtarët vazhdimisht po janë nën frustrim të klubeve, shikuesve etj. Duhet të bëhet një zgjedhje adekuate ku konsiderojmë që problemet do të jenë minimale për ne, ngase në disa situatë po ballafaqohemi me skenda të padëshiruara. Ne besojmë se kjo çështje duhet zgjedhur në të mirën e të gjithëve”, thuhej në njoftimin e SHQBK-së. Kjo e fundit gjithashtu ka njoftuar se në muajin shkurt të vitit tjetër do të mbajë seminare për gjyqtarë me instruktorë nga FIBA, teksa më pas do të mbahen edhe teste teorike dhe fizike për ta.

E, në janar të vitit të ardhshëm do të vazhdohet planprogrami ‘Brezovica 2014’, ku edhe në këtë edicion do të mbahen seminar për gjyqtarë me ligjërues: Arbnor Rifatin, Alban Vulën e Xhelal Muminin dhe Faton Kurshumliun. SHQBK gjithashtu ka bërë apel që të rritet bashkëpunimi reciprok mes kësaj shoqate dhe krerëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version