Telegrafi

FBK vendos që Lipjanin dhe Feronikelin t’i largojë nga Superliga – Vëllaznimi rikthehet në elitë, Trepça luan play-out

Në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur më 19 maj 2020, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ka marr disa vendime. 

Pas ndërprerjes, pezullimit dhe anulimit të garave të të gjitha kategorive seniore, Bordi Ekzekutiv i FBK-së ka vendosur që në asnjë kategori të mos shpallet kampioni dhe mos akordojë tituj sportivë.

Në bazë të renditjes momentale në garat seniore te meshkujt FBK ka vendosur t’i largojë nga Superliga dy klube, KB Lipjanin, i renditur në pozitën e fundit, dhe KB Feronikeli, i renditur në pozitën e parafundit.

Këto dy klubee në edicionin 2020-21 do të garojnë në Ligën e Parë të Meshkujve.

KB Trepça, e renditur e shtata në Superligë, do të luajë ndeshjet e Play-Out-it për të luftuar për ruajtjen e statusit të ekipit garues në Superligën e Kosovës.

KB Vëllaznimi, i renditur në vendin e parë në Ligën e Parë, promovohet në një rang më të lartë të garave dhe në edicionin 2020-21 do të bëjë gara në Superligën e Kosovës.

KB AS Prishtina, e renditur e dyta në Ligën e Parë, do të zhvillojë ndeshjet e Play-Out-it me KB Trepça në luftë për të siguruar statusin e ekipit të fundit të Superligës për stinorin 2020-21. /Telegrafi/