Telegrafi

FBK me ultimatum për lojtarët që ende nuk janë fotgrafuar

Foto: Basketbolli.com

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për basketbollistët e Superligës së Kosovës.

Shtëpia e madhe e basketbollit kosovar u ka vendosur ultimatum basketbollistëve që ende nuk janë fotografuar.

“FBK njofton lojtarët e klubeve të cilët nuk janë fotografuar për licencim se, afati i fundit për tu fotografuar është të premten nga ora 15:00 deri në ora 19:00 në zyrat e FBK-së”.

“Ardhja e tyre është obligative dhe njëkohësisht afati i fundit për tu fotografuar dhe për tu licencuar për këtë edicion në basketbollin e Kosovës. Pa u licencuar nuk kanë drejt të luajnë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/