Telegrafi

FBK pensionin fanellën me numër 15 në Përfaqësuesen e Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka pensionuar fanellën me numër 15 në Përfaqësuese.

Ky vendim nga FBK është marrë për nder të basketbollistit Gazmend Sinani i cili u nda nga jeta.

Sinani u largua tragjikisht nga kjo botë pas një aksidenti në mëngjesin e ditës së shtunë.

Basketbollisti tanimë i ndjerë ishte në veturë me shokët e Përfaqësueses, Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeutin Kujtim Shala.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gazmend Sinani

Vendimin për pensionimin e fanellës me numër 15 të Përfaqësueses së Kosovës, e ka marr numri një i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.

“Ishe i pari që veshe fanellën e Kombëtares me numër 15. Atë numër e kërkove prapë pardje. Atë numër do ta mbash përgjithmonë vetëm ti, Gazi jonë. Numri 15 i Kombëtares sonë do të pensionohet me emrin tënd, Gazmend Sinani”.

“Ishe plot jetë Gaz. Ike nga kjo jetë papritmas, por do të mbetesh gjithë në zemrat e të gjithë atyre që të njohën. GS#15”, ka bërë të ditur Fetahu. /Telegrafi/