Site icon Telegrafi

FBK nuk i shpallë lojtarët më të mirë të 2013-ës

Sipas sekretarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Jeton Nixha, kanë qenë disa arsye për mos mbajtjen e shpalljes së laureatëve të vitit, ndër to edhe mos arritja e marrëveshjes me njërin prej sponsorëve, transmeton Telegrafi.

“Nuk do të ketë shpallje të laureatëve të vitit, pasi që nuk kemi arritur të gjejmë bashkëpunim me një sponsor. Pra, kanë ndikuar edhe mjetet financiare për ta marrë këtë vendim. Por ne të gjithë e dimë se kush është basketbollisti më i mirë, klubi më i mirë, andaj kemi vendosur që të mos e organizojmë manifestimin”, deklaroi Nixha.

Ndër të tjera, Nixha la mundësinë e hapur për zgjedhjen e më të mirëve pas përfundimit të sezonit 2013/14. “Do t’i shikojmë mundësitë që shpalljen e sportistit më të mirë të vitit dhe të gjitha çmimet tjera t’i bëjmë pas përfundimit të kampionatit dhe t’i shpërblejmë më të mirët e vitit”. Vitin e kaluar basketbollisti më i dalluar në konkurrencën e meshkujve u shpall Drilon Hajrizi, ndërsa në atë të femrave, lojtarja e skuadrës së Penzës, Valbona Bytyqi. Klubi më i mirë në konkurrencën e meshkujve u shpall Trepça, ndërsa në konkurrencën e femrave i takoi Penzës. /Arena/Telegrafi/

Exit mobile version