Site icon Telegrafi

FBK: Ne jemi legjitim

Në vazhdim mund të lexoni reagimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, siç e transmeton Express:

Interpretimet te ne bëhen sipas asaj se si i konvenon dikujt, sipas asaj se si i imponohet ta interpretoj, nuk i beson kush askujt, secili paraqitet me i mençur se tjetri por një gjë është e qartë Bordi ekzistues është funksional i zgjedhur nga Kuvendi Zgjedhor (Cikël Olimpik) dhe nuk është shkarkuar, askund në Statutin e FBK nuk mund ta gjesh se me rastin e dorëheqjes së kryetarit bie Bordi dhe me këtë nuk është funksional.

Nga ky Bord, shumë aktiv dhe funksional janë gjashtë nga të zgjedhurit, ndërsa edhe ata që kanë ofruar dorëheqje janë pjesë e Bordit sepse këtë dorëheqje duhet ta aprovoj Kuvendi. Nëse nuk jemi legjitim pse nuk e kanë dërguar dokumentacionin diku tjetër po ne FBK, pse të tillët duan të janë pjesë e Kuvendit që po e organizon ky Bord.

Këto paralelizma në shoqërinë Kosovare po e rëndojnë rëndë funksionimin institucional respektivisht tejet të dëmshme për sportin në këtë rast basketbollin. Anëtaret e Bordit te emëruar nga kryetari janë legjitim sepse nuk i ka shkarkuar kryetari dhe janë me imunitet deri ne emërimin e kryetarit te ri. Vendimet merren ne institucion e jo ne kafene sepse FBK është institucion i vetëm i licencuar për basketbollin ne tërësi.

Bordi i FBK-së, qëndron fuqishëm pas vendimeve të marr në mbledhjen e datës 21.08.2013.

Bordi i FBK-së fton të gjitha klubet dhe shoqata që të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor të organizuar nga Bordi i FBK-së me datën 24.08.2013 me fillim në ora 12:00 në Hotel "Sirius"dhe apelon të të gjithë delegatët që ky Kuvend të ketë rrjedhë sa më të mirë për të mirën e basketbollit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version