Dje ka ndërruar jetë basketbollisti i Kosovës, Gazmend Sinani.
Sinani ka vdekur pas një aksidenti i cili ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Gjakovës.
Së bashku me Sianin në veturë kanë qenë edhe katër pjesëtarë tjerë të reprezentacionit të Kosovës, Granit dhe Fisnik Rugova, Altin Morina dhe Kujtim Shala.
Kryetari i FBK-së, pikërisht për këtë arsyeje ka telefonuar FIBA-n dhe ka kërkuar që dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës të anulohen, transmeton KosovaPress.
Ende nuk është asgjë zyrtare, pasi që ende Federata e Basketbollit të Kosovës nuk ka marr ndonjë përgjigje rreth kësaj çështje.