Site icon Telegrafi

FBK-ja vazhdon lotimin për Ligën Ballkanike

"Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi i dy federatave dhe mbështetja nga ana e tyre për pranimin e klubeve në Ligën Ballkanike, përkatësisht përkrahja e kërkesës sonë, e cila i është drejtuar Bordit të Ligës që mban mbledhjen e radhës gjatë plejofit me datën 20 prill", thuhet në njoftim.

Gashi ka bërë të ditur se po lobohet nëpër federatat e rajonit për t’u siguruar që edicionin tjetër skuadra e Sigal Prishtinës të jetë pjesëmarrëse në Ligën Ballkanike. Ai ka bërë të ditur se më herët ka biseduar edhe me federatat e Malit të Zi, të Kroacisë dhe të Bullgarisë.

"Po e bëjmë edhe një lobim për shkak të sigurisë më të madhe, në mënyrë që të mos ndodhë diçka e papritur apo të mos kemi ndonjë lobim të kundërt nga Serbia. Sado që pjesëmarrja jonë në Ligën Ballkanike është në rrugë të mirë, ne e kemi parë të arsyeshme t’i ndërmarrim këta hapa", u shpreh Gashi, raporton Koha Ditore.

Ai tha se këto vizita kanë edhe qëllime të tjera, si bashkëpunimi i ndërsjellë. Gashi bëri të ditur se të gjitha federatat pjesëmarrëse në Ligën Ballkanike e kanë për obligim ta pranojnë Sigal Prishtinën për edicionin e ardhshëm, pasi ky është vendim nga FIBA. /Telegrafi/ 

Exit mobile version