Telegrafi

FBK-ja pret pranim të shpejtë në FIBA

Siç transmeton Koha Ditore, ai ka thënë se parashikimin e mbështet në pika shumë të forta, si pjesëmarrja e skuadrave kosovare në BIBL (Ligën Ballkanike), pjesëmarrja e grupmoshave të reja nëpër turne ndërkombëtare, marrëveshja për transferim të lojtarëve dhe pranimi i ‘streetballit’ kosovar në rrjetin global të FIBA-s, të njohur si "3×3".

“Parashikimi im është i bazuar në disa fakte dhe besoj se gjatë vitit 2013 apo në fillim të vitit 2014, FBK-ja do të jetë anëtare e FIBA-s. Dyert për në FIBA janë të hapura dhe më në fund do ta thyejmë izolimin 22-vjeçar të basketbollit kosovar", ka thënë Gashi të premten në konferencë për shtyp ku u njoftua për vendimin e FIBA-s për pranimin e streetballit kosovar.

Sipas tij, të arriturat e deritashme janë hapat që vetëm forcojnë qëndrimin e FBK-së për pranim në FIBA. Ai insiston se institucioni që drejton i ka përmbushur të gjitha kushtet sportive dhe tash vetëm pritet që politika të bëjë punën e vet. /Telegrafi/