Site icon Telegrafi

FBK-ja me risi

Gjithashtu, FBK-ja ka njoftuar se të martën ka filluar punën me palë në zyrat e reja të saj, të cilat tani gjenden në lagjen Arbëria. Pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë NTP Tregtia, FBK siguroi një hapësirë më komode dhe më të madhe për të kryer punët e saj të përditshme.

FBK njashtu njofton klubet e kategorive të reja (juniorë, kadetë dhe pionierë) se prej të martës (dje) dhe deri më 29 janar 2014 mund të bëjnë paraqitjen për garat e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll për kategoritë e reja. Hedhja e shortit për IPKO Kupën e Kosovës në basketboll do të bëhet të premten më 31 janar 2014 duke filluar nga mesdita, pra ora 12:00. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version