Site icon Telegrafi

FBK-ja kërkon nga FIBA të pranohet

Në kërkesën tonë ndër tjera shkruhet: “Ne nuk po kërkojmë pranim të plotë sepse këtë e kemi të qartë duke respektuar statutin dhe rregulloret e FIBA, por garimi ka mundësi nese ekziston vullneti dhe dëshira juaj, ne nuk do ju zhgënjejmë në asnjë moment sepse basketbolli te ne është lojë e dashur, kemi sens te mikpritjes dhe organizimit të mirë për secilin klub nga cili do shtet dhe nga cili do nacionalitet”.

Kjo kërkesë e nënshkruar nga sekretari I përgjithshëm i FBK-së Nazmi Paçarada ju është drejtuar krerëve të FIBA-së Patrick Baumann – Sekretar i Përgjithshëm i FIBA Botës dhe Lubomir Kotlleba –Drejtor sportiv i FIBA-s.

Deri tani me të drejta të plota apo edhe të kufizuara në Federata ndërkombëtare respektive janë pranuar Federata e Skijimit, Ping pongut, Henbollit , Mundjes, Peshëngritjes dhe Shigjetarisë. /Telegrafi/

Exit mobile version