“Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet në basketbollin kosovar, përkrahjen nga FIBA në përpilimin e strategjisë për avancimin e basketbollit dhe mbi temën kyçe të këtij takimi – pranimin e FBK-së në FIBA.
Diskutimet u zhvilluan mbi bazën e dokumenteve të përpiluara nga Bordi i FBK-së, në të cilin FBK argumenton mbi plotësimin e kushteve statutore për pranim në FIBA, përfshirë parakushtin themelor, atë të njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FBK-së. “Kotleba tha se nga këndvështrimi teknik dhe sportiv, do të thotë sa i përket cilësisë së basketbollit dhe progresit organizativ në FBK, Kosova rangohet në mesin 50-60 vendeve me basketbollin më të zhvilluar në botë.
Ai potencoi se basketbolli, struktura dhe organizimi nuk përbëjnë problem për pranimin potencial në FIBA, përkundrazi ai vlerësoi që performanca e FBK-së është shumë më e mirë se sa në vitin 2008, por theksoi se problemi në mosnjohjen ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës. Ai u shfaq i kënaqur me nivelin e basketbollit dhe organizimit që po shfaqin dy ekipet kosovare të përfaqësuara në Ligën Ballkanike”. /Zëri/Telegrafi/