Telegrafi

FBK-ja do t’i llogarit vendorë të gjithë lojtarët shqiptarë

 "Bordi i FBK-së me shumicë votash vendosi që të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht se nga cili shtet vijnë, nga edicioni 2013-2014 do të trajtohen me status të lojtarit vendor dhe do t’iu nënshtrohen rregulloreve sikurse lojtarët kosovarë", thuhet në një njoftim të FBK-së.

FBK-ja vendosi që jo vetëm lojtarët nga Shqipëria të jenë vendorë, por edhe ata të viseve tjera. Nga Shqipëria në Kosovë aktualisht luan vetëm Gerti Shima, i cili është pjesë e Pejës.

Bordi i FBK-së ka vendosur që edicioni pranveror në BKT Superligë të shtyhet për 23 shkurt. Sipas kalendarit, pjesa e dytë e kampionatit është dashur të nisë më 20 shkurt./Telegrafi/