Site icon Telegrafi

FBK i jep 24 orë Sigal Prishtinës për ta legjitimuar kërkesën

Në vazhdim po ua përcjellim vendimin e marrë nga bordi i FBK-së:

“Kërkojmë zyrtarisht që Bordi i KB”Sigal Prishtina” i dalë nga marrëveshja e mirëkuptimit e datës 12.10.2011 nr.protokoli 473, e ku pjesë dhe garant e zbatueshmërisë si të tillë janë palët dhe përfaqësuesi FBK e vërtetuar me nënshkrimet e tyre, që zyrtarisht t’i drejtohet Federatës së Basketbollit të Kosovës me kërkesën e bërë në konferencën e mbajtur në zyret e klubit me datën 20.05.2013.

Kërkesa zyrtarisht e bërë në Federatën e Basketbollit të Kosovës, nga personat zyrtar nënshkrues të marrëveshjes, do të vlerësohet si legjitime dhe si e tillë do të shqyrtohet, argumentohet, faktohet për qëllimin dhe të drejtën e saj, në bazë statutit dhe akteve tjera normative të FBK, në të kundërtën, individët të cilët në bazë marrëveshjes që për ne është legjitime nuk janë kompetent për kërkesa të tilla, do t’i nënshtrohen masave disiplinore konform akteve normative të FBK.

Kërkohet që brenda 24 orëve, kërkesa si e tillë dhe legjitime e dal nga Bordi legjitim i klubit Sigal Prishtina, të deponohet në zyret e FBK”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version