Site icon Telegrafi

FBK hap konkurs për organizimin e ‘Final Four’

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridikë që përmbushin kriteret e konkursit si më poshtë:

a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së.

b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së.

c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e IPKO Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja.

d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Turneut Final të IPKO Kupës.
e) të sigurojë transmetim të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të Turneut Final të IPKO Kupës në një televizion kombëtar ose platformë kabllore, si dhe të përgatisë nga 2(dy) DVD për ndeshjet e zhvilluara.

f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Turneut Final të Kupës së Kosovës për marketing në sallë dhe në transmetime televizive.

g) të sigurojë numër të mjaftueshëm të biletave për tifozët e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në turne.

h) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e turneut final.
i) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Turneut Final të Kupës së Kosovës për organizim të turneut.

j) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja.

Konkursi mbetet i hapur deri më 2 shkurt 2016 në ora 12 ka bërë të ditur FBK-ja. 

Exit mobile version