Site icon Telegrafi

FBK: Çdo gjë varet nga tifozët

 “Kush është shkaktari për këtë vendim? Federata jo, por sjelljet jo të mira dhe vandaliste në ndeshjet para se të merret ky vendim. Kush pushtoi fushën dhe demoloi palestrën dhe automjetet jashtë palestrës sportive në ndeshjen Sigal Prishtina – Trepça? Kush ishte shkaktar i zbrazjes së palestrës në ndeshjen Peja – Sigkos Bashkimi? Kush sulmoi lojtarët dhe hodhi çdo gjë në ndeshjen Sigkos Bashkimi – Trepça?

Kush ishte shkaktar i zbrazjes së palestrës në ndeshjen Kosova – RTV21 dhe kush sulmoi gjyqtarët nga pjesa e shikuesve VIP në Pejë? Të gjitha këto pyetje i bën Bordi i FBK-së, duke ua bërë me dije se fajin për të gjitha këto e kanë tifozët e pandershëm.

“Federata është institucion që organizon gara dhe është e obliguar sipas statutit të FIBA që të zbatojë rregulloret dhe t’i këtë nën kontroll të mbarëvajtjes klubet. Ne nuk guxojmë të veprojmë sipas tekeve apo dëshirave individuale apo grupore, pasi jemi të thirrur ta mbrojmë tërësinë. Hapat që janë bërë në ndërkombëtarizimin e basketbollit kosovar, nuk guxojmë t’i hedhim për dëshirat e kudo qoftë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Bordit të FBK-së.

Drejtuesit e basketbollit kosovar bëjnë me dije se janë në vëzhgim të BIBL dhe FIBA, andaj pyesin tifozët se çka nëse në mbledhjen e Bordit të Ligës Ballkanike që mbahet me datën 20 prill 2013 e ku duhet të merret drita e gjelbër nga të gjithë përfaqësuesit e federatave pjesëmarrëse në këtë ligë e kontestojnë sigurinë në ndeshje te ne?.

Atëherë kush do jetë fajtori?” Vendimi është marrë, por sipas FBK-së ai nuk është i hekurt dhe çdo gjë varet nga shikuesit dhe korrektësia e tyre. Ai do të shfuqizohet në momentin kur tifozët do ta kuptojnë se ndryshe nuk bën dhe se vetëm me anim korrekt dhe me raporte të mira ndërmjet tifozëve do ta bindin Bordin që ta ndryshojë vendimin, raporton Zëri. /Telegrafi/

Exit mobile version