Site icon Telegrafi

FBI zbulon identitetin e personit të armatosur që qëlloi drejt Trumpit

Së fundmi, kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është qëlluar në një tubim elektoral në Pensilvani.

Tre persona u vranë, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, bënë të ditur forcat e rendit.

Ai u mbërthye shpejt nga agjentët e shërbimit sekret dhe u largua me nxitim nga skena drejt një automjeti që e priste.

Edhe pse Trump dukej i gjakosur në fytyrë dhe i plagosur në veshin e tij të djathtë, raportohet se gjendja e tij është “mirë”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Krejt çfarë dihet deri më tani rreth përpjekjes për atentat ndaj Donald Trump

Ndërkohë, FBI ka konfirmuar emrin e personit të armatosur si Thomas Matthew Crooks.

Në një deklaratë, hetuesit federalë thanë: “FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani”.

“Ky hetim mbetet aktiv dhe vazhdon”, shton deklarata.

Shefi i komunikimeve Anthony Guglielmi ka njoftuar se personi i armatosur është “neutralizuar” menjëherë nga Shërbimi Sekret.

Ndryshe, të dhënat e votuesve të Pensilvanisë listonin një Thomas Matthew Crooks me të njëjtën adresë dhe datëlindje si një republikan i regjistruar. /Telegrafi/

Exit mobile version