Telegrafi

FBI zbuloi milionerin e dyshuar për mashtrim

Agjentët e FBI-së amerikane gjetën milionerin Allen Stanfort, i cili ngarkohet për mashtrim me përmasa masive dhe i dorëzuan dokumentet gjyqësore në bazë të të cilave dyshohet.

Stanford dhe dy bashkëpunëtorë të tij akuzohen nga ana e Komisionit federal për letra me vlerë për mashtrim të tetë miliardë dollarëve.

Ditët e fundit nuk dihej saktë vendi i qëndrimit të Stanford-it, ndërsa sipas zëdhënësit të FBI-së ai është gjetur në shtetin federal të Virginia-s.