Site icon Telegrafi

FBI paralajmëron: Hakerët me postë po dërgojnë USB të infektuar me viruse të ndryshëm

FBI ka paralajmëruar përdoruesit në SHBA, që një grup i hakerëve që kryejnë sulme kibernetike po dërgojnë kompanive të ndryshme me postë USB me virusë.

Qëllimi i tyre është që me këtë “malware” të infektojnë rrjetin e kompanive të caktuara, transmeton Telegrafi.

FBI ka njoftuar se grupi FIN7, që ka për cak Amazonin dhe ministrinë e Shëndetësisë në SHBA, po u dërgon përmes postës USB me malware disa kompanive.

Disa prej tyre përmbajnë kinse udhëzues për COVID-19 dhe kartolina me falënderime. E me to edhe USB-të, që në vete mbajnë logon LilyGO.

USB-të në vete bartin malware, që shpërndahet në momentin që USB-ja kyçet në kompjuter dhe regjistrohet si Human Interface Device (HID) Keyboard, që mbetet funksional edhe nëse USB-ja largohet nga kompjuteri.

Aty me pas fillon instalimin e një malware shtesë, e qëllimi i fundit është instalimi i disa virusë që shkaktojnë probleme tejet të mëdha.

Kjo nuk është hera e parë që FIN7 me postë u dërgon malware personave të caktuar. Dy vite më parë, i njëjti grup u dërgonte pako hoteleve, restoranteve dhe kompanive që eshin me pakicë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version