FBI nuk po pranon të zbulojë se kanë identifikuar njerëzit që përdorën një faqe pornografie me fëmijë në faqen e “Tor – Anonymising Network”.
Agjencia ishte urdhëruar të japë të dhënat e përdoruesve nga kryetari i Trupit Gjykues në lidhje me një akuzë që përfshinte një përdorues të faqes. Por, Departamenti i Drejtësisë tha se të dhënat ishin të parëndësishme për rastin, transmeton KosovaPress.
Avokatët mbrojtës thanë se kanë nevojë të dinë se si FBI ka siguruar këtë informacion për të parë se a ka tejkaluar autoritetin që ka kur identifikoi përdoruesit. Mirëpo, FBI nuk pranoi të flasë.