Telegrafi

FBI mund të dëgjojë çdo bisedë në telefonat Android

Sipas një raporti të ri të Wall Street Journal thuhet se FBI tani ka teknologji dhe disa mjete të reja përgjimi me të cilat nga distanca mund ta aktivizojë mikrofonin e telefonit ose laptopit tuaj.

Mirëpo, aktivizimi i këtyre metodave të reja të përgjimit nuk kërkon që ju të jeni duke biseduar në telefon për të qenë të përgjuar, pasi kjo është e mundur edhe kur ju nuk jeni në telefon.

Kjo gjë i jep FBI-së qasje në bisedat personale që ju i keni me një person tjetër, ndërsa agjencia amerikane mund të dëgjojë gjithë bisedën tuaj edhe në qoftë se ju jeni jo shumë afër telefonit.

Por për fat të mirë, edhe pse kjo gjë përbën një shkelje të rëndë të privatësisë, shumë më serioze sesa ajo që kryhej nga NSA, me përgjimet e saj FBI ka në shënjestër kriminelët, dhe jo civilët dhe qytetarët që u binden ligjeve. / Telegrafi /