Telegrafi

FBI kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e personave që shkaktuan dhunë brenda Kongresit amerikan

FBI ka kërkuar nga qytetarët amerikanë që ndihmojnë në identifikimin e personave që kanë marrë pjesë në demonstratën e dhunshme gjatë të mërkurës mbrëma, brenda objektit të Kongresit amerikan, shkruan CNN.

Nuk janë vetëm detaje apo informatat që ato i kërkon agjencia e hetimeve, por edhe fotografi dhe video të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

“FBI kërkon informacione që do të ndihmonin në identifikimin e individëve që në mënyrë aktive ishin pjesë e dhunës në Washington DC”, thuhet në kumtesën e Byrosë Federale të Hetimeve.

“Pranojmë fotografi dhe video të personave që shkaktuan dhunë brenda ndërtesës së Kongresit dhe jashtë saj”, thuhet ndër tjera.

Deri më tani autoritetet e sigurisë kanë arrestuar mbi 50 persona, si të dyshuar për vandalizëm brenda Kongresit. /Telegrafi/