Site icon Telegrafi

FBI ka mbikëqyrur këshilltarin e Trump në fushatë

Byroja e Hetimeve Federale (FBI) ka marrë vitin e kaluar një urdhër të fshehtë gjykate që të përcjellë komunikimet e Carter Page, këshilltarit të kandidatit të atëhershëm presidencial Donald Trump, në kuadër të hetimit për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në kampanjën zgjedhore amerikane, shkruan Washington Post.

Duke u thirrur në zyrtarë të paemëruar të sigurisë, gazeta amerikane shkruan se FBI dhe Ministria e Drejtësisë kanë marrë urdhrin, pasi kishte dyshime se Page ishte agjent rus, transmeton KosovaPress.

Page, i cili tash për tash nuk është akuzuar për asgjë, ka hedhur poshtë raportimet. Ai ishte këshilltar për politikë të jashtme në shtabin zgjedhor të Trump, ndërsa më herët kishte punuar si bankar investues në Moskë.

Këshilltarët e Trump pohojnë se presidenti amerikan gjatë kampanjës nuk ka pasur kurrfarë punësh me Page dhe se roli i tij ishte jo formal.

Exit mobile version