Telegrafi

FBI heton “21 janarin”

Prokurori federal nga SHBA-të, i cili ka ardhur në Shqipëri pas kërkesës për asistencë teknike nga prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, ndodhet së bashku me dy ekspertë të tjerë të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, edhe këto ditë ishin mjaft aktivë për dhënien e ndihmës për hetimet.

Më herët gjatë ditës, Cain, së bashku me ekspertët e FBI-së, kanë qenë edhe në laboratorin e policisë shkencore në Ministrinë e Brendshme, për të kryer në mënyrë të pavarur ekspertizën e disa armëve të gardistëve që ndodheshin me shërbim në kryeministri ditën e 21 janarit. Po kështu, TCH njofton se prokurori federal ka kërkuar të njihet edhe me ekspertizën e mjekësisë ligjore mbi autopsinë e kryer ndaj të vrarëve përpara kryeministrisë. 

Të tre amerikanët kanë asistuar përkrah prokurorëve shqiptarë përgjatë kryerjes së ekspertimit balistik krahasues mes gëzhojave të gjetura në vendngjarje dhe predhat e dala nga trupat e tre të vrarëve dhe shtatë të plagosurve. /Telegrafi/