Telegrafi

FBI hetim kunder gjigandëve të financës në SHBA

FBI-ja heton nëse ka mashtrime të mundshme në dy gjigantet hipotekare amerikane "Fani Mej" dhe "Fredi Mak", ndaj të cilave ka bërë kontroll Ministria e Financave të SHBA-së – që është involvimi më radikal i Qeverisë në biznesin privat në SHBA. Janë hetuar edhe banka më e madhe e katërta e falimentuar në SHBA "Leman Braders" dhe kompania më e madhe amerikane e sigurimeve "AIG", të cilës Qeveria nga rezervat federale të SHBA-së i ndau 85 miliardë dollarë huazim urgjent për 80 për qind të aksioneve.

Sipas CNN, dy gjigandët e kredisë hipotekore Fannie Mae dhe Freddie Mac, të vendosur kohët e fundit nën tutelën e shtetit, janë të shqetësuar nga kjo politikë e FBI-së, që është zgjeruar për të përfshirë 26 ndërmarrje të Wall Street-it.

Hetimet, ende, janë në fazën fillestare, ndërsa ato do të orientohet si drejt kompanive, ashtu edhe drejt personave të cilat i kanë udhëhequr. 

Kongresi amerikan po diskuton aktualisht për një plan shpëtimi të sektroit bankar prej 700 miliardë dollarësh, ndërsa institucionet financiare botërore dominohen nga shqetësimi pas dhjetë dite krize të paprecedentë.