Site icon Telegrafi

FBI bastis kompaninë që prodhon “disqe alumini” për disa nga prodhuesit kryesorë të automjeteve

FBI bastisi të hënën një kompani në Michigan që prodhon “disqe alumini” për disa nga gjigantët e automobilave në botë.

Sipas USAToday, përcjell Telegrafi, zëdhënësja e FBI-së, Mara Schneider, tha të hënën në mëngjes, FBI-ja ekzekutoi një urdhër kontrolli në Dicastal America North në Greenville, Michigan.

Por Schneider nuk dha detaje të tjera përveç se hetimi është në vazhdim.

Dhe lajmi për bastisjen e FBI-së kapi në befasi disa prodhues automjetesh.

Zëdhënësi i General Motors, David Barnas tha, “Ne po monitorojmë situatën, por nuk presim asnjë ndikim në prodhimin e automjeteve GM”.

Sipas faqes së saj të internetit, Dicastal North America ka prodhuar “disqe alumini” për industrinë e automjeteve që nga viti 2014.

Ajo është një degë e CITIC Dicastal Co. me bazë në Kinë, e cila e quan veten “furnizuesi më i madh në botë i ‘disqeve të aluminit’” dhe ofron produkte për prodhuesit e pajisjeve origjinale (OEM) në mbarë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version