Mesfushori kosovar, Valon Fazliu ka vazhduar me formë jashtëzakonisht të mirë në kampionatin zviceran.
Fazliu ka qenë titullar për Grasshopperin në ndeshjen e Kupës së Zvicrës në udhëtim tek Biel Bienne.
Gjiganti zviceran shënoi fitore të thellë me rezultat 0:5, duke kaluar në raundin tjetër të kupës shtetërore.
Fazliu shënoi golin e parë në këtë takim duke kaluar GC-në në epërsi në minutën e 35-të.
Ky ishte goli i katërt i Fazliut në Kupën zvicerane, ndërsa në kampionat ende nuk ka shënuar gol këtë edicion.
Në këtë sfidë për bardh e kaltërtit nga Zurichu u paraqitën edhe Alban Pnishi dhe Nedim Bajrami. /Telegrafi/