Ministri i verëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, sot realizoi takim me ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e vetëqeverisjes lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga Ministria, Fazliu ka theksuar nevojën për bashkëpunim mes dy vendeve me qëllim që të përparojnë së bashku për anëtarësim në BE.
Dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për bashkëpunim mes dy vendeve, me qëllim që të realizojnë planet për zhvillim dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve./Telegrafi/