Telegrafi

Fazliu: Nëse BDI e llogarit veten si favorite, atëherë Lëvizja Besa është fituese absolute

Faton Fazliu i Lëvizjes Besa ka thënë se ata janë fitues absolut ndërsa dita e votimit ka qenë shumë tensionuese, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Jemi këtu për të dhënë vlerësimin tonë të përgjithshëm. Atmosfera ka qenë mjaftë e tensionuar. Nëse do ketë parregullsi, u pa që në javën e kaluar. Për vlerësime të saktë të procesit nga komisionet tona komunale. Falemnderojmë aktivistët e partisë sonë. Nëse BDI e llogarit veten si favorite, atëherë Lëvizja Besa është fituese absolute” tha Faton Fazliu, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Fazliu ka thënë se rreth orës 21:00 do të dalin me vlerësim nga shtabet politike. /Telegrafi/