Sulmuesi ferizajas të hënën ka firmosur kontratë me ekipin tetovar për një periudhë 1.5 vjeçare, me mundësi vazhdimi pas skadimit të saj. Lajmin e ka bërë publik vetë sulmuesi, duke thënë se është ndarë i kënaqur me marrëveshjen e arritur.
“Jam i lumtur që kam arritur marrëveshje me Shkëndijën. Kam pasur edhe oferta të tjera, por ishte ajo e Shkëndijës që më bindi, por edhe projekti serioz që ka kjo skuadër për të ardhmen evropiane Por kanë ndikuar edhe tifozët e flaktë të këtij klubi ”, tha Fazliu për Zërin.
Ai ishte shënuesi më i mirë në pjesën vjeshtore të Superligës së Kosovës, ndërkohë që gjatë karrierës së tij ka bartur edhe fanellën e FC Prishtina. /Telegrafi/