Telegrafi

Fazliu: Kryetari Trajkovski do të ishte krenar për pozitën që e ka shteti ynë në rajon, Evropë dhe botë

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, udhëhequr nga ministri i vetëqeverisjes vendore Suhejl Fazliu dhe zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, morën pjesë në shënimin e 15 vjetorit të vdekjes së kryetarit Boris Trajkovski në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ministri Fazliu, në fjalimin e tij nderoi kryetarin Trajkovski dhe tetë bashkëqytetarët tanë që në mënyrë tragjike humbën jetën në aksidentin e avionit në afërsi të Mostarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot jemi këtu të nderojmë një personalitet të madh në historinë e Maqedonisë. Boris Trajkoski si kryetar i shtetit vendosi rregulla se si duhet të veprohet si shef shteti. Nga perspektiva e sotme duhet ta falënderojmë për shumë punë. Ai e dinte si t’i vendos interesat shtetërore para interesave partiake. Për atë Republika e Maqedonisë së Veriut ishte mbi të gjitha. E dinte se si t’i balancojë politikat, mospajtimet e brendshme dhe faktorët e jashtëm. Pikërisht nga politika e tij solli deri te nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit. Kjo është një hap i madh dhe tregoi lëvizje të sinqertë shtetformuese, tha Fazliu.

Delegacioni i Maqedonisë vënë lule në vendin e aksidentin ku më 26 shkurt të 2004-tës me kryetarin Trajkovski humbën jetën edhe tetë persona nga delegacioni që udhëtonte për konferencë ndërkombëtare në Mostar./Telegrafi/