Site icon Telegrafi

Fazliu, ende golashënuesi më i mirë në Kosovë

Sulmuesi kosovar Astrit Fazliu, i cili këtë sezon po luan në kampionatin e Maqedonisë, te Shkëndija, vazhdon të udhëheq në listën e realizatorëve më të mirë në Superligën e Kosovës.

Fazliu në stinorin vjeshtor, duke luajtur për Ferizajin ka shënuar 9 gola dhe është interesante se edhe pas 7 javësh garimi në Superligën e Kosovës, ose edhe pas javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll, që është zhvilluar fundjavën e kaluar, ai vazhdon t’i prijë listës së golashënuesve në kampionatin elitar të Kosovës me 9 gola të shënuar, duke mos u rrezikuar nga ndonjë ndjekës i tij.

Nëse vazhdon shterpësia e sulmuesve të skuadrave të kreut të Superligës, atëherë mund të ndodh që Fazliu të fitoj “Këpucën e artë” në Kosovë!

Në kampionatin e Maqedonisë, Fazliu ka shënuar vetëm një gol dhe dy asiste për Shkëndijën, por duhet shtuar se nuk ka pasur edhe minutazh të duhur. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version