Site icon Telegrafi

Fazliu: Autoritetet të kryejnë hetime dhe të dalin me dëshmi konkrete për keqpërdorime eventuale

Në konferencë për shtyp, ministri i Vetëqeverisjes vendore. Suhejl Fazliu ju bëri të gjitha institucioneve kompetente në shtet të identifikojnë se ku ka mosrespektim të ligji apo ndonjë keqpërdorim në institucione, të kryejnë hetime dhe të dalin me dëshmi konkrete para opinionit.

“Ju bëj thirrje këtë ta bëjnë jo vetëm për mua, por edhe ndaj anëtarët e mi të familjes dhe ta informojnë opinionin nëse ka dikush që në 30, 50 apo 100 vite ka keqpërdor institucionet e sistemi”, tha Fazliu duke shtuar se për reagimin e atit të tij duhet kërkuar përgjigje nga ai për shkak se edhe ai është person publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se mediat nuk duhet të vendosin tituj jo të duhur kur ka indicie për keqpërdorime për shkak se titujt e tillë tendencioz vendosen vetëm kura ka dëshmi./Telegrafi/

Exit mobile version