Site icon Telegrafi

Fazliu arrin marrëveshje me Shkëndijën

“Kemi biseduar me zyrtarët e Shkëndijës dhe kemi rënë dakord, megjithatë do të kemi edhe një takim në fillim të javës së ardhshme për t’i zgjidhur detajet e fundit”, pohoi autori i nëntë golave këtë edicion. Ai shprehet i lumtur për aventurën e re në Maqedoni. “Jam entuziast për të luajtur në futbollin maqedonas. Shkëndija ka një projekt të madh, gjë e cila është shumë pozitive. Gjithsesi, shpresoj që së pari të kryej me sukses zyrtarizmin”, theksoi Fazliu.

Sulmuesi ferizajas ishte i lidhur me një kalim te Partizani i Shqipërisë, por ai mendon që përmes futbollit maqedonas mund të depërtojë më lehtë në klube më të mëdha. “Sinqerisht, më pozitiv e shoh kalimin te Shkëndija se te Partizani. Mendoj që nga futbolli maqedonas mund të kaloj më lehtë në ndonjë skuadër më të madhe evropiane”, përfundoi Fazliu, i cili është golashënuesi më i mirë i Superligës pas edicionit vjeshtor. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version