Liria e Prizrenit ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri.
Klubi prizrenas ka arritur marrëveshje me mesfushorin Shpresim Fazlija për ti mbrojtur ngjyrat e Lirisë në edicionin e ardhshëm.
Fazlija i cili kishte ditë që po stërvitej me bardhezinjtë është prezantuar të enjten nga kryetari i klubit Ilijaz Ilijazi.
21 vjeçari vjen nga ekipi zviceran Plan les Ouates FC nga Gjeneva.
Fazlija gjithashtu ishte pjesë e Përfaqësueses U-21 të Kosovës. /Telegrafi/