Mbrojtësi i Romës, Federico Fazio, ka thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, por Roma nuk do të luajë vetëm kundër tij, por kundër të gjithë skuadrës së Barcelonës.
Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve nga ora 20:45.
“E njoh Messin mirë, por ai nuk është i vetëm. Ai është më i miri në botë dhe këtë e dinë të gjithë”.
“Ne nuk duhet të mendojmë vetëm për Messin, por për të gjithë ekipin e Barcelonës. Ne kemi respekt”.
“Nuk kam biseduar veçanërisht me Messin për ndeshjen. Ai e njeh Romën, ashtu siç ne e njohim Barcelonën. Do të jetë një lojë e mrekullueshme”.
Fazio u pyet nëse Roma do të mbrohet dhe do të jetë më e kujdesshme në Ligën e Kampionëve.
“Ne nuk duam t’i japim Barcelonës ndonjë avantazh. Barcelona është favorit. Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjëra të mëdha dhe kjo është e gjitha”, ka thënë Fazio. /Telegrafi/