Telegrafi

Fazio barazon rezultatin, VAR ia mohon një gol Higuainit

during the serie A match between AC Milan and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on August 31, 2018 in Milan, Italy.

Kryendeshja e javës në Serie A, mes Milanit dhe Romës po dhuron spektakël.

Giallorosët në pjesën e dytë janë futur fuqishëm duke sulmuar portën e Milanit.

E golin e barazimit 1-1 Roma e arriti në minutën e 59-të, kur realizoi qendërmbrojtësi Federico Fazio.

Vetëm tre minuta më vonë, Milani ka shënuar nëpërmjet sulmuesit argjentinasit Gonzalo Higuain.

Por festën e tij dhe të Rossonerëve e ndali në gjysmë VAR-i.

Kujtojmë që golin e Milanit në pjesën e parë e shënoi Franck Kessie. /Telegrafi/