Bashkia e Shkupit do të fillojë fazën e pestë të dezinfektimit me aeroplan në territorin e Bashkisë së Shkupit më 16 shtator, në orët e para të mëngjesit.
Bashkia e Shkupit njofton se nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinfektimin, i njëjti do të kryhet në të njëjtin termin një ditë tjetër, kur kushtet e motit e lejojnë atë.
Bashkia e Shkupit u bën apel bletarëve që të marrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./Telegrafi/