Është hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.
Nuk kanë munguar as grupet e fortë, por edhe përballjet mes gjigantëve.
Gjithçka fillon me grupin A, ku Manchester City do të jetë përballë PSG-së.
Parisienët kanë afruar në këtë afat kalimtar, Lionel Messin, ndërsa sipas lajmeve të fundit Cristiano Ronaldo ka marrëveshje me qytetarët.
Nëse ndodh kalimi i Ronaldos te City, atëherë dy legjendat e fundit, do të përballen edhe një herë mes vete.
Një ndeshje që adhuruesit e futbollit do ta prisnin me kureshtje të madhe.
Në këtë grup janë edhe RB Leipzig dhe Club Brugge që më gjasë do të jenë vetëm shëtitës. /Telegrafi/