Sot do të zhvillohen katër ndeshje të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.
Dy takime do të luhen nga ora 18:00, ndërsa dy të tjera fillojnë nga ora 21:00.
Sllovakia dhe Spanja do të përballen në kuadër të Grupit E, derisa e kanë fitoren si opsionin e vetëm për të kaluar në fazën e eliminimit direkt.
💪🏻 Merecen nuestro ánimo y estaremos apoyando hasta el final.
¡#VamosEspaña!#EURO2020 pic.twitter.com/ysVtu4MNw0
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) June 22, 2021
Një tjetër takim interesant është edhe ai në mes të Suedisë së kualifikuar tutje dhe Polonisë që shpreson të arrijë disi të kualifikohet.
Në Grupin E, Suedia ka katër pikë, Sllovakia me tre, Spanja me dy dhe Polonia me një.
🇪🇸©️
🇸🇰©️
🇵🇱©️Seb kapten även i morgondagens match mot Polen 👊#EURO2020 | #SWE pic.twitter.com/Qoe7Di2cx5
— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) June 22, 2021
Ballafaqime të zjarrta priten edhe nga ora 21:00, aty ku luhet po ashtu për kalimin e fazës së grupeve.
Derbi kryesor i ditës së sotme do të jetë ai në mes të Portugalisë dhe Francës në kuadër të Grupit F.
👊 Mais do que nunca, precisamos do teu apoio amanhã! #VamosComTudo #PortugalPrecisaDeTi pic.twitter.com/4XDH0pj1ID
— Portugal (@selecaoportugal) June 22, 2021
Gjelat tashmë janë të kualifikuar tutje, mirëpo dëshirojnë ta mbyllin këtë fazë si lider, gjersa portugezët e kanë si opsion vetëm fitoren.
Një tjetër takim i rëndësishëm është edhe ai mes Hungarisë dhe Gjermanisë, me këta të fundit që kërkojnë barazimin, por shpresojnë që Portugalia të mposhtet nga Franca, e natyrisht se më shumë u konvenon fitorja.
Në Grupin F, Franca ka katër pikë, Gjermania dhe Portugalia me tre dhe Hungaria me një. /Telegrafi/