Ai që me vendimin e tij për referendumin e BREXIT-it shkaktoi daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ish-Kryeministri britanik, David Cameron e pranon pjesërisht gabimin.
Jo katastrofë, por gabim – ky është gjykimi që jep sot ish-Kryeministri britanik, Cameron për BREXIT-in. Gjithsesi, një gabim; kjo në një kohë kur shqetësimi në politikën e brendshme në Britaninë e Madhe është në lidhje me ‘pranimin’, se skenaret e përmbysjes së botës të atyre që kanë ngulur këmbë që Britania e Madhe të qendronte në BE, nuk u bënë realitet. E vërtetë, nuk ndodhi recesion, nuk ndodhën pushime masive nga puna.
Por paundi e ka humbur dukshëm vlerën. Shumë e vështirë, përsa i përket zhvillimit ekonomik, do t’ia dilet mbanë, parashikon Cameroni. Kush e di. Kur dy vjet më parë ai vendosi të zhvillonte referendumin për BREXIT-in, për t’a hequr qafe njëherë e përgjithmonë këtë temë për partinë e tij, pasi priste të fitonte kampi i BE, ai bëri gabimin më të madh të jetës së tij. E vlerësoi kryekëput gabim atmosferën në vend. Fushata e tij elektorale vuajti nga mungesa e besueshmërisë: për vite të tëra, Cameroni ishte hequr si euroskeptik – kurse pastaj papritur anëtarësia e Britanisë së Madhe në BE u bë me rëndësi ekzistenciale. Valët e zemërimit së shpejti do të bien. /DW /Telegrafi/