Telegrafi

Faydee rrëfen në ‘Zonë e Lirë’: Paguhem 20 mijë euro për një koncert (Foto)

Këngëtari i njohur botëror Faydee ka qenë i ftuar sot (e premte) në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ai ka rrëfyer përball gazetarit Arian Çani për më të rejat e tij në jetë dhe karrierë, teksa nuk ka lënë pa përmendur edhe ardhjet e tij në Kosovë dhe Shqipëri për koncerte.

Ariani, i cili njihet tashmë si ndër gazetarët më ‘ngacmues’ nuk e la pa e pyetur se sa shkon shuma për të cilën ai paguhet në një koncert.

Ndërkohë, këngëtari i hitit “Habibi” nuk ka refuzuar të përgjigjjet, duke treguar se paguhet deri në 20 mijë euro për një koncert. /Telegrafi/

Këngëtari i njohur botëror faydee në emisionin “Zonë e Lirë”.