Telegrafi

Favre nuk shqetësohet se Mourinho mund të bëhet trajner i Dortmundit

Lucien Favre ka thënë se nuk shqetësohet nga thashethemet se Jose Mourinho mund të bëhet trajner i Bourssia Dortmundit.

Trajneri aktual i skuadrës gjermane ka bërë të ditur se ai është i mësuar me këto gjëra që janë bërë të zakonshme në futboll.

“Nuk jam i shqetësuar nga thashethemet që zhvillohen në këto ditë. Janë tashmë të zakonshme në futboll”, ka thënë Favre.

Lexo po ashtu Mourinho në kontakte të rregulla me Dortmundin, tashmë po mëson gjermanisht

“Unë kam respekt për Jose Mourinhon dhe të arriturat e tij. Çfarë mund të them më shumë”, ka shtuar më tej trajneri i Dortmundit.

‘Milionerët’ aktualisht gjenden në vendin e tretë m 15 pikë, një pikë mbrapa Borussia Monchegladbachut dhe Wolfsburgut. /Telegrafi/