Site icon Telegrafi

Favorizoni grimin e lehtë

Lul Blaka
/lifestylenews.al/

Përdorni ngjyrat e hapura të kafesë!
Ngjyrat e arit janë mahnitëse, veçanërisht nëse doni të shndrisni nën ndriçimin e reflektorëve, por gjithmonë duhet të keni kujdes që të mos teprohet.

Zgjidhni ngjyrën e bardhë në rast se keni lëkurë me pigment të fortë, kurse për lëkurë të zbehtë, këshillohet që të vëni ngjyrat e forta. Preferohet të përdorni kremra më të hapura, me kusht që të mos krijojnë efektin e një lëkure më të nxirë sepse mund të krijojnë një raport mjaft të keq me ngjyrat e syve.

S’është e lehtë t’i rezistoni ngjyrave të errëta për sytë, por një gjë e tillë këshillohet fuqishëm gjatë sezonit të kësaj vere. Përdorni kafen e hapur, apo edhe ngjyrën gri të lehtë dhe në vend të lapsit bëni një hije të lehtë me të njëjtën ngjyrë që keni përdorur për qepallat.

Sa më pak rimel!
Evitoni përdorimin e tepërt të rimelit, sepse një gjë e tillë e zbeh dhe e shuan shikimin tuaj natyral. Assesi mos vendosni rimel mbi sy të cilët janë të lyer sepse do të merrte një efekt mjaft negativ. Gjithashtu, evitoni sa më shumë fondotinën, veçanërisht të një ngjyre e cila bie shumë në sy sepse kjo bën që të krijohet dallimi i tmerrshëm në pjesën e qafës. Përsa i përket të kuqit ë buzëve përdorni ngjyra sa më të lehta.

Shpesh herë gabimet që bën një femër, kanë lidhje me mënyrën sesi ajo trukohet pasi tenton të përdorë grim të rëndë. Sytë rëndohen duke zbehur freskinë dhe natyralitetin që i karakterizon, pikërisht atë që favorizojnë meshkujt tek femrat! /telegrafi/
 

Exit mobile version