Site icon Telegrafi

Favoritët kalojnë në gjysmëfinale të Kupës në hendboll në konkurrencë të meshkujve

(Foto: kosovahandball.info)

Skuadrat favorite kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Derisa Besa Famgas e Trepça fituan bindshëm, në dy ndeshjet tjera rezultatet ishin më të ngushta.

Besa Famgas e mposhti Prizrenin me 45:14, kurse Trepça fitoi ndaj Vushtrrisë me 32:18.

Prishtina e mposhti Vëllaznimim në Gjakovë me tri gola epërsi, 29:26. Deniz Terziqi shënoi 9 gola për Prishtinën kurse Ardi Halili kishte 10 gola për gjakovarët.

Kastrioti e mposhti Drenicën në Drenas me rezultat 31:26. Festim Mustafa realizoi 9 gola për Kastriotin kurse Endrit Hamza shënoi 8 gola për Drenicën.

Exit mobile version