Site icon Telegrafi

Favorit absolut: Ky është fustani më i popullarizuar këtë vjeshtë!

Redaktorët e revistës janë të ngazëllyer me kreacionin e Alessandro Michele, drejtor kreativ i “Gucci”-t.

Fustani i shtëpisë së modës “Gucci” është publikuar deri tani në shumë faqe të para të revistave, gjë që e ka bërë favoritin kryesor këtë vjeshtë.

Publikimi i një fustani të tillë në shumë faqe të para të revistave ka mundur të jetë i dënueshëm, mirëpo ky, nuk është rasti me fustanin e “Gucci”-t, i cili është publikuar madje në pesë faqe të para të revistave.

Redaktorët e revistës janë ngazëllyer me kreacionin e Alessandro Michele, drejtor kreativ i Gucci-t, andaj ata nga muaji në muaj modelet e veta i veshin me këtë kreacion.

Këtë fustan e kanë veshur manekinet Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Emily Ratajkowski për faqet e para të revistave të mëdha siç janë “Vogue” dhe “Glamour”. /Telegrafi/

Exit mobile version