Variantet tepër ngjitëse të coronavirusit mund të bëhen llojet dominuese të sëmundjes në SHBA, nëse nuk bëhen më shumë vaksinime me ritëm, thotë një ekspert i lartë i shëndetit.
Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha për NBC Today Show, se SHBA-të nuk po vaksinojnë njerëzit aq shpejt sa të qëndrojnë përpara varianteve të reja.
“Kjo sigurisht është një mundësi dhe kjo është arsyeja pse ne e marrim atë shumë seriozisht”, përgjigjet ai, duke theksuar se vaksinimet ishin mënyra më e mirë për të parandaluar këtë.
“Nuk mund të shndërrohet nëse nuk replikohet”, pohoi Fauci duke shtuar SHBA “po bëhet më e mirë” në vaksinimet, por “ne ende kemi një kërkesë që tejkalon furnizimin”.
SHBA kanë administruar 32 milionë doza vaksinash deri më tani, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. /Telegrafi/
“The mutants are here in the United States. They are not dominant yet. We can prevent them from becoming dominant.”
Watch @SavannahGuthrie’s full interview with Dr. Anthony Fauci on the COVID-19 vaccination rollout and concerns about new strains. pic.twitter.com/7do3SlwtMu
— TODAY (@TODAYshow) February 3, 2021