Telegrafi

Fauci: Vaksinimi i shpejtë është çelësi për të luftuar variantet e reja të COVID-19

Mbrojtja më e mirë kundër varianteve të reja të coronavirusit është të vaksinoni sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur, tha sot eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci.

Në një konferencë për shtyp, ai paralajmëroi se ndërsa është e arsyeshme të merret në konsideratë dhënia e Pfizer dhe Moderna një dozë e vetme për shkak të mungesës së vaksinës, një studim i tillë do të zgjaste me muaj dhe rezultatet do të ishin të dyshimta.

Mjeku amerikan vazhdon të inkurajojë njerëzit të marrin dy doza të vaksinës, raporton cnn.

“Qasja optimale është që sa më shumë njerëz të marrin dozën e parë, por në të njëjtën kohë të bëjnë gjithçka për të marrë dozën e dytë në kohë”, tha ai.

Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky i këshilloi njerëzit të vazhdojnë të mbajnë maska dhe shtetet federale të mos pushojnë duke mbajtur masa. /Telegrafi/