Telegrafi

Fauci u bën thirrje të rinjve të bartin maskën dhe të respektojnë distancën sociale

Eksperti amerikan për sëmundje ngjitëse Anthony Fauci, u ka bërë thirrje të rinjve që të vazhdojnë të respektojnë distancën sociale fizike dhe masat tjera mbrojtëse, për të parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusi, raporton Reuters.

“Ju lutem që të merrni përgjegjësitë e shoqërisë që të jeni pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e problemit”, tha ai në një intervistë të drejtpërdrejtë me drejtorin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, transmeton Telegrafi.

Platformat e mediave sociale përfshirë Facebookun, që në prill hoqën “pseudoshkencën” si një mundësi për reklamuesit, janë kritikuar për lejimin e përhapjes së dezinformatave rreth pandemisë, nga kurat e rreme e deri te teoritë e konspiracionit.

Rastet e reja me COVID-19 në SHBA, sëmundje kjo që shkaktohet nga virusi është rritur në 60 mijë brenda 24 orëve, për dallim nga muaji maj kur rastet ditore ishin 20 mijë.

Ai tërhoqi vërejtjen se edhe personat asimptomatikë mund ta përhapin coronavirusin tek të tjerët, duke rritur rrezikun që personat më të ndjeshëm të goditen.

Fauci gjithashtu bëri thirrje për mbajtje të maskës, shmangien e turmave dhe respektimin e distancës sociale, duke rikujtuar se qëndrimi në ambient të hapur është më i sigurt sesa ambientet e mbyllura. /Telegrafi/